Bakteria E.Koli shkakton dy vdekje te tjera ne Gjermani

Dy persona te tjere kane vdekur ne epidemine me te rende te E.Kolit ne Evrope ndersa zyrtaret gjermane te shendetesise thane se numri i infeksioneve te reja eshte pakesuar.
Te pakten 25 persona kane vdekur deri tani dhe me shume se 2600 jane te prekur qe nga fundi i majit si rezultat i bakteries misterioze. Gati te gjitha viktimat jetonin ne Gjermani ose kishin vizituar veriun e ketij vendi.
Ministri i shendetesise Daniel Bahr tha se megjithe vdekjet numri i pakesuar i infeksioneve mund te sinjalizoje faktin se epidemia po ulet. Autoritetet nuk kane mundur te gjejne burimin e virusit. Dje nje zyrtar i larte i Organizates Boterore te Shendetesise tha se burimi i epidemise mund te mos zbulohet kurre.