E Diel, 1 Nëntor 2026

Jovanoviç: Serbia të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç ka thënë se politika e re e Serbisë për Kosovën duhet të jetë e qartë dhe e liruar nga vetëcensura për shkak te rejtingut partiak.
 

Ai ka thënë se nuk duhet lëshuar ky moment, nga i cili mund të vendoset rruga e ardhshme e vendit. Jovanoviq ka bërë thirrje për lënie mënjanë të interpretimeve të ndryshme mbi fusnotat dhe të flitet për jetët e njerëzve.
 

“Përfundimisht duhet insistuar që e tërë çështja mos të shihet në kontekst se `çka duhet të sakrifikojmë` për të marrë kandidaturën, por se si t`i lidhim këto dy procese se si përfitimet dhe zgjidhjet nga përvoja evropiane, nga reformat, të përdoren si mjet për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, mosmarrëveshjeve mes popujve tanë, të cilat nuk do të zgjidhen as duke i injoruar problemet, dhe as duke u kufizuar vetëm në marrëveshjet teknike”, ka thënë Jovanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›