Zjarret në Lurë, situata kritike, apel për ndërhyrje nga ajri
Komuna e Lurës në Dibër vijon të mbetet në pushtetin e flakëve të zjarrit prej një muaji. Shumë vatra janë ende aktive, duke djegur e shkrumbuar çdo gjë që u del përpara, ndërsa terreni i vështirë malor nuk lejon mjetet e zjarrëfikësëve për të ndërhyrë e për të neutralizuar flakët. Burime nga Drejtoria pyjore në Dibër bëjnë apel për ndihmë për ndërhyrje nga ajri, pasi situata sipas tyre është tepër kritike.
Mësohet se deri tani flaket kane pershkuar rreth 189 ha siperfaqe pyjore mes tyre edhe 94 ha kullota. Deri me tani janë shkrumbuar nga zjarri rreth 92 ha me pyje si ndërsa flakët janë përhapur edhe ne fshatrat e Brucit, Krejlure dhe Arrmolle. Ne ndihme te banoreve te Lures kanë ardhur forcat e Ushtrisë, për neutralizimin e flakëve.