E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bala përmbys Dimon, paqe në “Niko Dovana”

SHKRUAN: Jeton Selimi 24-10-2011 13:23

Tirana ka fituar dhe ka marrë kreun e renditjes pas triumfit 3-2 ndaj Bylisit. Golat u shënuan nga Bala për bardheblutë dhe Dimo për ballshjotët. Në Durrës, Teuta dhe Skënderbeu ndahen me nga një pikë pas përfundimit të 90 minutave në rrjeta të paprekura

Kampionët nuk dinë të fitojnë më. Pas barazimit kundër Kamzës në ndeshjen e tij të parë në krye të stolit bardhekuq, Stanislav Levi ende nuk po di sesi ta vërë në punë makinerinë korçare. Trajneri çek ka parë që skuadra e tij të mos shkojë më larg sesa një barazim 0-0 edhe në Durrës ndaj Teutës, ndonëse kësaj radhe barazimi lë një shije të mirë duke qenë se “djemtë e detit” janë në majën e klasifikimit me pikë të barabarta me Tiranën. Ndeshja e djeshme ka qenë e vështirë dhe me shumë raste shënimi, sidomos për miqtë, të cilët janë ndalur nga shtyllat, traversa dhe nga portier Rizvani. Në fund do të jenë durrsakët ata që do të protestojnë për një rast të dyshimtë brenda zonës, kur Dosti do të pengohet, por për Pashajn gjithçka është e rregullt.

Tirana ka vuajtur për të fituar në shtëpi ndaj Bylisit dhe protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi shkodran, Bekim Bala, që shënoi tre gola, kundrejt dy të kapitenit ballshiot Amarildo Dimo. Të parët kalojnë në avantazh miqtë me Dimon në minutën e 27-të. Në minutën 31 Bala barazpeshon, 1-1 mbaron pjesa e parë. Në minutën e 53-të Bala kalon në avantazh bardheblutë, ndërsa në minutën e 71-të Dimo shënon golin e dytë për Bylisin me penallti. U mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, por në minutën e fundit Bekim Bala shënon golin e tretë duke bekuar fitoren e Tiranës, që shkon në kuotën e 13 pikëve. Kastrioti ka fituar në Krujë 2-0 me Aploninë dhe në këtë mënyrë konfirmohet momenti mirë i krutanëve. Në minutën e 30 Inkango shënon golin e parë për Kastriotin dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Turdiu shënon golin e dytë me anë të një 11-metërshi . Me këtë fitore Kastrioti shkon në kuotën e 12 pikëve. Laçi ka fituar 1-0 ndaj Dinamos me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Vucaj me 11-metërsh. Dinamo është në ditët e saja më të vështira, ku tani nuk e do askush, gjë e cila u vërtetua edhe në Laç. Dinamovitët kundërshtar nuk patëm vendasit, por edhe gjykimin, pasi u mohon bluve një 11-metërsh të pastër dhe akordon një të tillë për vendasit në fund, penallti e diskutueshme. Edhe pas javës së gjashtë Dinamo mbetet në “frigorifer”, pasi është e fundit me – 1 pikë.

Superliga – Java VI

Të shtunën

Flamurtari – Vllaznia 1-0

Kamza – Tomorri 2-1

Pogradeci – Shkumbini 0-0

Dje

Laçi – Dinamo 0-1

Tirana – Bylis 3-2

Kastrioti – Apoloni 2-0

Teuta – Skënderbeu 0-0

Renditja

Skuadra N F B H P

1. Tirana 6 4 1 1 13

2. Teuta 6 4 1 1 13

3. Flamurtari 6 4 0 2 12

4. Kastrioti 6 4 0 2 12

5. Laçi 6 3 2 1 11

6. Shkumbini 6 2 2 2 8

7. Kamza 6 2 1 3 7

8. Vllaznia 6 2 1 3 7

9. Bylis 6 2 1 3 7

10. Apolonia 6 2 1 3 7

11. Pogradeci 6 2 1 3 7

12. Skënderbeu 6 1 4 1 7

13. Tomori 6 1 1 4 4

14. Dinamo 6 0 2 4 -1

Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›