E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak: Jemi të etur për të fituar gjithçka

Ekipi londinez filloi sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e teknikut italian Karlo Ançeloti. Në një intervistë për televizionin  e klubit mesfushori gjerman deklaroi se kolegët e tij janë të etur për sukses.

“Duhet të përqendrohemi sërish tek titulli, jemi të etur për të. Synimet tona shkojnë edhe më lart, në Ligën e Kampioneve. Ekipi ynë ka lojtarë të mëdhenj të cilët luajnë edhe në kombëtaret e tyre, dhe ky objektiv mund të arrihet”, deklaron mesfushori gjerman i Çelsit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›