Vllaznia mbërrin në Irlandë për Ligën e Evropës
Ndeshja e parë e këtij turi do të luhet nesër në orën 20:00, dhe tekniku i shkodranëve Hasan Lika ka parashikuar të zhvillojë një seancë stërvitore në stadiumin e Sligas para fillimit të ndeshjes. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi”.
Stafi i Vllaznisë është shprehur optimist për një rezultat pozitiv në transfertë, çka do ta thjeshtonte shumë kualifikimin për ndeshjen e kthimit në Shkodër.
Nëse Vllaznia arrin të kualifikohet në turin e dytë, përballë do të gjejë austriakët e Rapidit të Vjenës, një kundërshtar i fortë për nivelin e ekipeve tona.