Bale: Luajmë sikur të ‘mëdhenjtë’

Gareth Bale e ndihmoi Tottenhamin me dy gola, në fitoren 2:0 ndaj Norwichit. Ky trepikësh e ngriti ekipin londinez në pozitën e tretë në Premierligë, vetëm 7 pikë prapa liderëve, Manchester City dhe Manchester United.
Futbollisti uellsian kërkon nga shokët e skuadrës që ta mbajnë ritmin e njëjtë.
“Ka qenë fundjavë e mirë për ne, duke i llogaritur edhe rezultatet e skuadrave tjera. Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe ta ruajmë këtë ritëm. Mendoj se kemi mësuar shumë nga Liga e Kampionëve vjet dhe e dimë tashmë se si luajnë ekipet e mëdha. Mundohemi të luajmë si ato”, deklaroi Bale pas ndeshjes.