E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillon procesi ndaj Mubarakut

Procesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak, ka rifilluar në Kajro, pas një pauze pothuaj tre-mujore.

Mubaraku ka arritur me një ambulancë dhe është futur në dhomën e gjyqit me një barelë me rrota. Mubaraku po i nënshtrohet procesit gjyqësor bashkë me bijtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish-ministrin e Brendshëmm, Habib al-Adlin dhe 6 ish-shefa të sigurisë.

Ai akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve gjatë protestave, që e rrëzuan atë nga pushteti në shkurt të këtij viti.

Mubaraku, 83-vjeçar, po mbahet nën arrest në një spital ushtarak, për shkak të problemeve me zemër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›