E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti ndalon “testin e virgjërisë”.

Gruaja nga Egjipti, që çoi një rast në gjykatë kundër armatës së Egjiptit, që e detyroi atë dhe disa femra të tjera të kryenin “testet e virgjërisë”, ka përshëndetur vendimin e gjykatës, që ndalon testet e tilla.

Samira Ibrahim tha se ajo dhe gjashtë femra të tjera ishin detyruar që t’i nënshtrohen testeve për të parë nëse ishin të virgjëra në muajin mars, pasi që ishin arrestuar në sheshin Tahrir të Kajros.

Ajo tha se vendimi i gjykatës “paraqet një rast për të gjitha gratë e Egjiptit dhe jo vetëm për atë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›