Bale debuton dhe shënon, Reali barazon

Ekipi i Real Madridit edhe pse përkundër milionave të shpenzuar edhe sivjet, Reali nuk arriti të shënonte fitore ndaj ekipit të rikthyer në Primera Division, Villareal.
Ishte "Nëndetësja e Verdhë" që doli e para në epërsi në minutën e 21, përmes Cani. Rezultatin e barazoi lojtari më i shtrenjtë në botë, uellsiani Gareth Bale, në min. 38, duke shënuar në debutimin e tij për fanelën e klubit madrilen. Me këtë rezultat edhe përfundoi edhe pjesa e parë.Realin në epërsi e kaloi portugezi Cristiano Ronaldo në min. e 64, duke shënuar një gol nga afërsia, ndërsa në 2 me 2 rezultatin e barazoi ish lojtari i Barcelonës, Giovani Dos Santos në min. e 70, gol i cili doli të ishte edhe i fundit në takimin e sontëm.
Me këtë barazim të dy ekipet tani kanë nga 10 pikë pas 4 javëve tyë para në kuadër të Primera Divizionit spanjoll, ndërsa tabelën e kryesojnë Barcelona dhe Atletico Madrid me nga 12 pikë.