Qebapë për fitore, premia e lojtarëve kroatë!

Fitoret ndaj Finlandës dhe Italisë në kuadër të fazës së dytë të kampionatit evropian në basketboll në Slloveni, basketbollistëve kroat u ka sjellë një premi të pazakontë, edhe atë nga selektori i tyre, Jasmin Repesha.
Trajneri kroat kishte vendosur t’i shpërblejë lojtarët e tij me një darkë në qebaptoren më të mirë në Ljubjanë. Lojtarët mezi kishin pritur, duke pasur parasysh faktin se gjatë kampionatit, por edhe gjatë fazës përgatitore, ishin në regjim rigoroz të ushqimit.
Repesha iu ka premtuar basketbollistëve se kjo traditë do të vazhdojë, nëse edhe në ndeshjet tjera arrijnë të fitojnë.