Del Bosque mes Casillas dhe Valdes

Çështja “Iker Casillas” nuk është vetëm e Realit të Madridit, por edhe e kombëtares Spanjolle. Trajneri i "La Rohas", Vicente Del Bosque po shqetësohet nga fakti që portieri i Barcelonës Victor Valdes po influencohet për të mos pranuar faktin që në përfaqësuese është zëvendësues i gardianit të klubit merengues.
Ndaj Valdezit po ushtrohet presion që të mos pranojë situatën në kombëtare. Gjithsesi unë mendoj se ai është një djalë i shkëlqyer, sikurse Pepe Reina. Të dy kanë një sjellje profesionale. Këto deklarata të Del Bosques vijnë pas aktivizimit titullar të Casillas në eliminatoren me Finldandën. Edhe në këtë rast, 62 –vjeçarit nuk i ka interesuar mosaktivizimi titullar i 31-vjeçarit te Reali.
Në çdo vendim e marr për të mirën e skuadrës dhe gjithmonë kam patur koherencë në zgjedhjen e titullarit. Jam shprehur gjithmonë se kam tre portierë sjellja e të cilëve reflekton aotmosferën në dhomat e zhveshjes. Secili prej tyre mund të luajë titullar në bazë të meritave sportive, e përfundon deklaratën e tij trajneri spanjoll./indeksonline/