Napoli tre pikë për kreun e tabelës

Napoli vazhdon me serinë pozitive të tij në Seria A. Ata kanë mundur pa problem Atalantan me rezultat 2-0.
Të dy golat për napolitanët i shënuan dy ish lojtarët e Real Madridit, Higuain (71) dhe Callejon (81). Me këtë fitore Napoli vazhdon të jetë në vendin e parë të Seria A me tri fitore dhe me 9 pikë./indeksonline/