E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale di vetëm të sulmojë

Mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini beson se ylli i Tottenhamit, Gareth Bale di vetëm të sulmojë dhe nuk mund të konsiderohet mbrojtës kualitativ.

Bale është një prej futbollistëve të krahut prej më të kërkuarve në futbollin botëror por Maldini dyshon në kualitetet defensive të uellsianit.

“Shumica e mbrojtësve të majtë tani janë konvertuar në mesfushorë, duke sulmuar më tepër. Rregulla thotë: nëse nuk mund të kthehemi prapa, ju duhet të shkoni përpara. Bale di vetëm të sulmojë njësoj si Emanuelson i Milanit. Më i miri në të dyja fushat është Marcelo (mbrojtësi i Realit)”, tha Maldini për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›