Allegri: Arsenali një rival i vështirë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se ekipi i tij duhet të jenë në formën më të mirë për të mposhtur Arsenalin në ndeshjen e radhës së Ligës së Kampionëve.
Pasi përfunduan të dytët në grupin H prapa Barcelonës, kuqezinjtë u caktuan të përballen me Arsenalin në ndeshjen e ardhshme eliminuese të garës evropiane, në shortin e sotëm të hedhur në Nyon.
“Arsenali është një rival i vështirë, një ekip që ka gjithçka për t`ia dalë mirë në Ligën e Kampionëve. Në shkurt ne do të jemi të gatshëm. Arsenali është një skuadër e nivelit tonë”, ka deklaruar Allegri.