Barcelona, superiore ndaj Realit

Pavarësisht një goli disavantazh pas vetëm 23 sekondash pas shënimit nga Karim Benzema, Barcelona u kundërpërgjigj nëpërmjet Alexis Sanchezit, Xavit dhe Cesc Fabregasit për të triumfuar 3-1 kundër rivalit të saj kryesor.
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe i Realit, Ronaldo ka pranuar se përkrah ekipin e Jose Mouirnhos, por mendon se gjiganti katalan është superior ndaj atij madrilen. “Më dukej se Barcelona e dominoi tërësisht ndeshjen”, tha Ronaldo për Onda Cero.
“Ende ekziston një dallim shumë i madh teknik. Shpresoj që Reali të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Barcelona është ende superiore sa i përket kualitetit, por Reali mund të rikthehet në epërsi të shtunën”, shtoi ai.
35 vjeçari, ish fitues i Kampionatit botëror, refuzoi të flasë për të ardhmen e yllit të ri të Santosit, Neymar. “Nuk e di. Ai sapo ka vazhduar kontratën e tij me Santosin, nuk e di”, përfundoi Ronaldo.