Ëndrra e Prandellit

Azzurrët janë në grup me Spanjën, Republikën e Irlandës dhe Kroacinë, ndërsa janë përkrahur nga lajmi se ylli i Barcelonës, David Villa do të qëndrojë jashtë fushës për deri në gjashtë muaj pas frakturës në këmbë që pësoi të enjten në Kampionatin botëror të klubeve.
“Ashtu siç qëndrojnë gjërat sot, nuk do të isha i kënaqur me pozitën e katërt”, tha Prandelli për Rai Due. “Dua të ëndërroj dhe të fillojmë garën me këtë ëndërr. Nazionale po i tejkalon të gjitha parashikimet dhe ne mund të përmirësohemi edhe më tepër në pesë muajt e ardhshëm. Megjithatë, i paralajmëroj të gjithë t’i kushtojnë vëmendje Kroacisë, sepse ajo do të na sfidojë më së tepërmi në grup. Nuk më pëlqen që njerëzit të flasin për kualifikimin tonë si të sigurt, sepse nuk duhet harruar çka ndodhi në Afrikën e Jugut”, shtoi ai.
Prandelli e mori Italinë nga Marcello Lippi në korrik 2010 pas fushatës më të dobët në historinë e Azzurrëve në garën në Afrikës së Jugut. Italia duhet të emërojë skuadrën e saj deri më 15 maj, ndërsa takimin e parë e zhvillon kundër Spanjës më 10 qershor.