E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti i EL: City përballë Portos, United përballë Ajaxit

Dy skuadrat e ardhura nga Liga e Kampionëve, Porto dhe Manchester City, janë caktuar të përballen me njëra tjetrin në rundin e parë eliminator të Europa League.

Edhe pse të dyja favorite për të mbetur në Ligën e Kampionëve, Porto dhe City përfunduan të pozitat e treta të grupeve përkatëse, duke arritur të kualifikohen vetëm për në Europa League, ku sërish nuk u buzëqeshi fati. Dy ekipet do të duhet të luftojnë me njëra-tjetrin për një vend në 16-shen e fundit.

Shortin më të mirë nuk e ka fituar as Manchester United. Djajtë e Kuq, të cilët u eliminuan befasisht nga Liga e Kampionëve pas disfatës nga Baseli në ndeshjen e fundit të fazës grupore, do të përballen me një gjigant tjetër evropian, Ajaxin, që po ashtu vjen nga Liga e Kampionëve.

Edhe skuadra tjetër angleze, Stoke City, do të ketë një sfidë madje edhe më të vështirë, pasi do të përballet me një top-klub evropian, Valencian.

Një sfidë jo më pak atraktive do të jetë edhe ajo në mes skuadrës italiane Lazio dhe asaj spanjolle Atletico Madrid. Skuadra tjetër italiane e Europa League, Udinese, pritet të ketë një sfidë të më lehtë përballë grekëve të PAOK.

Në vazhdim lista e plotë e sfidave të rundit të parë eliminues të Europa League:

Porto - Manchester City
Ajax - Manchester United
Lokomotiv Moscow - Athletic Bilbao
FC Salzburg - Metalist
Stoke - Valencia
Rubin Kazan - Olympiacos
Alkmaar - Anderlecht
Lazio - Atletico Madrid
Steaua - Twente
Viktoria Plzen - Schalke
Wisla - Standard Liege
Braga - Besiktas
Udinese - PAOK
Trabzonspor - PSV Eindhoven
Hannover - Brugge
Legia – Sporting

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›