Wenger lavdëron Giroudin

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud ka fituar lëvdata nga menaxheri Arsene Wenger pas një serie të paraqitjeve pozitive.
Giroud, 26 vjeç, bëri një fillim të ngadalshëm të karrierës në Premierligë por ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit duke konfirmuar statusin e titullarit në sulmin e Arsenalit.
“Giroud bind me lojën dhe angazhimin e tij në përgjithësi. Ai është luftëtar, gjithnjë i gatshëm për beteja. Kjo është arsyeja pse meriton lëvdata, jo vetëm për shkak të lojës së tij por kontributin e tij të përgjithshëm”, deklaroi Wenger për BBC Sport.