E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale mbërrin te Reali, i pari e mirëpret Ronaldo

Gareth Bale më në fund mbërrin te klubi i tij i ri. Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili e ka mirëpritur i pari te Real Madridi uellsianin që kushtoi plot 86 milionë funta.

Gareth Bale pati një mbrëmje jo të këndshme me Uellsin e tij teksa u mposht 0-3 nga Serbia, ndërsa me të mbërritur në kryeqytetin spanjoll ai ka shkuar menjëherë pranë klubit ku përveç Ronaldos është takuar me trajnerin Carlo Ancelotti dhe me pjesëtarë të tjerë të "Los Blancos".

Bale mund të bëjë debutimin me Real Madrid që këtë fundjavë në ndeshjen kundër Villareal. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›