E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa Ozil: Florentino Perez nuk është burrë i fjalës

Transferimi i Mesut Ozil në orët e fundit të merkatos nga Real Madrid tek Arsenal pritej të sillte reagime, por kurrsesi që të kthehej në një çështje. Pas deklaratave të presidentin të Los Blancos, Florentino Perez është babai i futbollistit Mustafa Ozil dhe njëkohësisht menaxher i tij që akuzon numrin një të madrilenëve se nuk është një burrë i nderit, por edhe se kërkon të largojë përgjegjësinë e transferimit të mesfushorit drejt Arsenal.

Mustafa Ozil

Fakti që dikush fiton automatikisht shumë para nuk do të thotë që është një burrë i fjalës, dhe Florentino Perez nuk është njeri i fjalës së nderit. Ai dëshiron të përdorë këtë lëvizje duke theksuar se Mesut lëvizi vetëm për para. Këtë çështje do ta mbrojmë në gjykatë.

Por Mustafa Ozil nuk ndalet këtu, pasi akuzat ndaj Perez i çon edhe më tej, përsa i përket zërave mediatikë për jetën e natës së djalit të tij gjatë periudhës së qëndrimit në Spanjë.

Nëse Mesut ka bërë jetën që thotë media, habitem se si ka qënë titullar tek Real Madrid. Tani ai dëshiron të prishë imazhin e Mesut pasi disa nga miqtë e tij dhe kolegë po e kritikojnë për këtë shitje.

Mesa duket Mustafa Ozil menaxheri dhe babai i futbollistit të kombëtares Gjermane Mesut Ozil priti momentin e duhur për të reaguar, pasi mediat kanë bërë të ditur dhe dieferencën në marketing midis Ozil dhe Bale përsa i përket shitjes së fanellave.Supersport.al 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›