John W. Henry, 160 mln Euro për “Anfield Road”

Rikonstruktimi i stadiumit të Liverpool, “Anfield Road” është në rrugë të mbarë, mbetet për t’u marrë vetëm miratimi i qytetit. Ndërkohë presidenti John W. Henry ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme për punimet. Ashtu siç e deklaroi vetë Henry janë plot 160 milionë Euro në dispozicion për rikonstruktimin.
Ai shtoi se shumë grupe po punojnë shumë dhe ky është çelsi për një projekt të madh. Presidenti Henry deklaroi se kur projekti të marrë jetë, financimet nuk do të jenë një problem. Pas përfundimit të punimeve “Anfield” do të jetë në gjendje të mirëpresë deri në 60 mijë tifozë, 15 mijë më shumë nga ç’mbanë aktualisht.supersport.al