E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale, më i miri në Angli

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 20:45

Mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë (PFA). 21 vjeçari, i cili ka shënuar 11 gola në 36 paraqitje këtë sezon, është uellsiani i katërt që fiton çmimin pas Ian Rush, Mark Hughes dhe Ryan Giggs.

“Është nder i madh për mua kur shikoj emrat që e kanë fituar këtë çmim më parë. Jam jashtëzakonisht i lumtur edhe për faktin se ai ndahet nga kolegët profesionistë”, tha Bale.

Çmimi i futbollistit më të mirë të ri i takoi mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere, 19 vjeç. Edhe pse u votua si futbollisti më i mirë i vitit në përgjithësi, Bale u mposht në konkurrencën e të rinjve nga rivali i tij nga veriu i Londrës.

Në konkurrencë ishin edhe Javier Hernandez, Nani, Samir Nasri, Seamus Coleman dhe Joe Hart.

“Është sezoni im i parë i plotë dhe është çmim i madh. Jam krenar që vij nga Arsenali sepse është mirë të vazhdojmë këtë histori. Arsenali njihet si klub për zhvillimin e të rinjve dhe për këtë dua të falënderoj edhe menaxherin”, tha Wilshere.

Në çmimin e fituar nga Bale, uellsiani mposhti konkurrencën nga Charlie Adam, Samir Nasri, Scott Parker, Carlos Tevez, Rafael van der Vaart dhe Nemanja Vidic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›