Mbreti i Monakos Nadal fiton turneun Masters

Rafael Nadal ka konfirmuar veten si “Mbreti” i fushave me dhe duke triumfuar sërish në turneun Master Series të Monakos.
Ky është trofeu i shtatë radhazi që tenisti spanjoll fiton në Principatë, ndërsa pikërisht në këtë turne ai fitoi trofeun e parë në karrierën e tij si profesionit, përpara se të ngjitej në krye të renditjes botërore.
Raketa numër një e klasifikimit për meshkuj mundi në finale në dy sete (6-4 7-5), patriotin e tij David Ferrer. Nadal do ta kishte shumë të vështirë suksesin, ndërsa në setin e parë Ferrer do të fitonte katër gejme. Në setin e dytë, numri një i botës do të vuante sërish rezistencën e kundërshtarit të tij, që në fund do të dorëzohej në shifrat 7-5.
Ky është trofeu i parë për Rafael Nadal në këtë sezon të turneve në Evropë, ndërsa fitorja në Monako shihet si një hakmarrje e numrit një të botës ndaj David Ferrer. Ky i fundit e kishte eliminuar Nadal në çerekfinalet e turneut Grand Slem Australian Oupën, duke regjistruar dhe dështimin e parë të këtij viti për Rafael Nadal.
Gjithsesi, suksesi në Principatë bën që tenisti spanjoll të thellojë më tej diferenvcën me serbin Novak Gjokoviç në krye të renditjes së përgjithshme botërore.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 prill 2011 )