E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e FA Cup Stoke per here te pare pas nje shekulli

Ka pritur më shumë se një shekull për të luajtur finalen e parë të Kupës së Federatës në Angli. Kjo është historia e Stoke City, që pasi ka mundur 5-0 Bolton ka siguruar një biletë për në aktin e fundit të trofeut që do të luajë kundër Manchester City në stadiumin ‘Wembley”.

Stoke do të zgjidhte shumë shpejt ndeshjen gjysmëfinale kundër Bolton, duke shënuar tre gola në 30 minutat e para të sfidës. Etherington, Huth dhe Jones do të dërgonin topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë e trefishtë të skuadrës së Tony Pulis.

Me rikthimin në fushë, Stoke do të shënonte dhe dy herë të tjera me Valters, duke arshivuar përfundimisht fitoren 5-0 dhe në të njëjtën kohë do të siguronte për herë të parë në historinë e saj finalen e Kupës së Federatës në Angli.

Stoke është një nga skuadrat më të vjetar angleze, ndërsa për herë të parë ka marrë pjesë në këtë kompeticion në vitin 1883, por asnjëherë nuk kishte mundur të luante në finale. Në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet më 14 maj në “Wembley”, Stoke do të përballet me Manchester City, i cili të shtunën e kaluar eliminoi Manchester United.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›