Bale mund të përfundoj në stol!

Gareth Bale nuk e ka të sigurt paraqitjen në formacionin bazë të Real Madrid edhe pse u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë, ka thënë asistenti Paul Clement.
Ylli uellsian, 24-vjeç, iu bashkua gjigantit madrilen nga Tottenham në transferim që kushtoi 100 milionë euro, ndërsa pritet të debutojë me Realin në duelin kundër Villarrealit më 14 shtator. Por, Clement tha për BBC Sport: “Ekziston një garë e ashpër për vende, askush nuk ka të garantuar asgjë. Trajneri Carlo Ancelotti ka ide të qarta si ta përdorë atë por gjërat mund të ndryshojmë”.
Bale e filloi karrierën e tij si mbrojtës i krahut të majtë në Southampton para se Tottenham të fillojë ta aktivizojë në të njëjtin krah por në një rol më të avancuar. Ai ishte golashënuesi më i mirë i ekipit sezonin e shkuar me 21 gola në Premierligë./indeksonline/