E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico luhet në mesditë?

Një El Clasico për mëngjes. Për ata që kanë zgjimin e vështirë, më 27 tetor do të kenë një arsye më shumë, për të hapur sytë më lehtësisht, pasi Real Madrid-Barcelona mund të luhet në orën 12.

Lajmin e konfirmoi presidenti i Mediapro, shoqërisë që zotëron të drejtat televizive për transmetimin e kampionatit spanjoll, i cili bëri të ditur se El Clasico i parë i këtij sezoni, në program në “Santiago Bernabeu” mund të luhet në orën 12:00. Sipas Jaume Roures ekziston mundësia që ndeshja e 27 tetorit të luhet në mesditë, siç ndodhi dhe me sfidën e fundit të kampionatit në mars të këtij viti, ku Reali triumfoi me rezultatin 2-1.

Kjo lëvizje orari sipas Roures bëhet më së shumti për tregun aziatik, pasi atje mund të ndiqet në mbrëmje kjo përballje. Azia vitet e fundit është bërë një treg i fuqishëm për transmetimin e sfidave, sidomos atyre të kampionatit spanjoll, pasojë dhe e faktit se njerëzit janë çmendurisht të dashuruar me Ronaldon dhe Mesin, dhe takimi i Realit këtë fundjavë ndaj Bilbaos u luajt pikërisht në këtë orar pikërisht për këtë arsye, ashtu sic do të luhet dhe sfida e 22 shtatorit mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›