Bale përcillet nga Barcelona

Barcelona ka intensifikuar interesimin për yllin e Tottenhamit, Gareth Bale dhe është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e tij.
Trajneri Pep Guardiola ka dërguar shefin e skautëve Albert Valentine për të përcjell uellsianin në fitoren e Tottenhamit në Fulham të dielën. Sipas medieve spanjolle Guardiola dëshiron të paraqet ofertë për Balen i cili ka kontratë me Tottenhamin deri më 2015.
Gjiganti katalan synon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes që konsiderohet si pikë e dobët e skuadrës së Guardiolas.