Bale pret në shtëpi, shtohet presioni mbi ekipin e Tottenham-it
Gareth Bale është ende duke pritur për lëvizjen e tij tek Real Madridi që të bëhet zyrtare dhe do të përfundojë të gjitha spekulimet që rrotullohen rreth së ardhmes së tyre.
Uellsiani pas stërvitjes në Tottenham të shtunën në mëngjes shkoi në shtëpinë e tij në Kardif para miqësores kundër Espanyol-it.
Nga ana e tij, menaxheri i Tottenham-it Villas-Boas, ka justifikuar mungesën e lojtarit duke pretenduar se uellsiani ka ‘probleme mjekësore “, duke shtuar se nuk e di se kur do të rikthehet dhe kur ai mund të kthehet për të luajtur.