E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Agimi i Artë na poshtëroi si shtet, ne si shpallim dot non grata

kreshnik-spahiuTiranë- Një ditë pas incidentit të ndodhur në Himarë me përfaqësues të Agimit të Artë në përkujtimoren e Aristotel Gumës, lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është i vetmi që ka reaguar.

Në profilin e partisë Aleanca Kuq e Zi në Facebook, Spahiu shkruan:

Greqia shpalli gazetarë e gjyqtarë shqiptarë non grata- Shqipëria nuk shpall dot banditë grekë. Erdhën dhe na poshtëruan si shtet sikur të ishin në shtëpinë e tyre.

Një ditë më parë, përfaqësues të Agimit të Artë, partisë neonaziste greke, kanë reaguar dhunshëm ndaj gazetarëve shqiptarë, duke mos lejuar xhirimet, madje duke tentuar edhe thyrjen e kamerave të pranishme në këtë përkujtimore.

Forcat ekstremiste greke kanë kryer akte antishqiptare në kishë dhe në varreza, në përpjekje për ta kthyer Aristotel Gumën në një martir që ka rënë sipas tyre për të mbrojtur interesat e Greqisë në Himarë.

Eksponentët e partisë neonaziste greke kanë kërkuar të kryejnë një rit brenda kishës në Himarë-Fshat, por prifti është larguar nga kisha. Një grup të rinjsh të veshur me bluzat e zeza të Agimit të Artë, ndërsa familjarët e të ndjerit Guma kryenin ritet, shpalosën flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të Arte dhe lexuan një deklaratë antishqiptare dhe antikushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›