Masakrohet me thikë shqiptari në Itali, policia arreston një 21-vjeçar
Itali- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia italiane 24 orë pas vrasjes së të riut shqiptar Klevis Kuko i cili u gjend pa jetë në një fushën në zonën e Grossetos në Toskanë.
I arrestuari është Mirko Fiorini. Mediat italiane bëjnë me dije se në orët e para të së dielës karabinierët gjetën trupin e shqiptarit të goditur mbi dhjetë herë në fyt dhe në shpinë me thikë.
Ndërkohë në afërsi të viktimës është gjetur edhe thika e përdorur në krimin makabër.
21-vjeçari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spital për disa plagë të shkaktuara nga një armë ë ftohtë dhe për një goditje në kokë. Por ai mohon vrasjen e të riut shqiptar.
Viktima Klevis Kuko
Policia italiane po heton mbi arësyet e vrasjes. Ndërkohë mëoshet se viktima Klevis Kuko, prej katër vjetësh me banim në Itali nuk ka pasur probleme me drejtësinë e vendit fqinj. Por dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.