E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet, kthime të familjeve në kufi. Autoritetet: Shmangni Kapshticën

kapshticeKorçë- Sërish kthime të familjeve në pikën kufitare të Kapshticës për shkak të toponimeve të vendlindjes së fëmijëve në pasaporta.

Një familje tjetër nuk është lejuar të kalojë nga kjo pikë kufitare pasi fëmijët e tyre nuk kishin lindur në Athinë e për pasojë nuk mund të përfitonin nga marrëveshja e disa ditëve më parë.

Edhe një ditë më parë në këtë pikë kufitare ka p[atur kthime të të njëjtit problem. Ndërsa autoritetet doganore bëjnë apel familjeve shqiptare që të shmangin pikën kufitare të Kapshticës, dhe të drejtohen drejt Kakavijës pasi në pikën kufitare të Gjirokastrës nuk ka kufizime për vendlindjen e fëmijëve.

Autoritetet doganore shqiptare në pikën e kufirit të Kapshticës konfirmuan dy ditë më parë se në bazë të urdhri të ri, lejohen që përgjatë muajit gusht kalimi i vetëm fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Athinë. Ndërsa privohen nga e drejtat e kalimit ata fëmijë që kanë lindur në qytete të tjera të Greqisë, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›