Balerinët shqiptar në 10 ditë në Itali
Autori i Lajmit: red.
Rreth 50 nxënës, balerinë të shkollës Kombëtare të Koreografisë, nga mosha 15-18 vjeç, do të marrin pjesë në zhanrin modern-jazz dhe klasik, në veprimtaritë që do të zhvillohen në Cozenca të Italisë, nga datat 10 deri në 21 gusht. Drejtoresha e Shkollës Kombëtare të Koreografisë, Blerina Arbana, tha “se një nga qëllimet e stafit të kësaj shkolle është gjithëpërfshirja e nxënësve në aktivitete të tilla kulturore”. Sipas saj , “Scarpetta Rossa”, shkolla me të cilën është finalizuar ky bashkëpunim mundëson trajnime të veçanta në modern-jazz, zhanër por edhe në atë klasik, kjo edhe falë ish-nxënësit të kësaj shkolle, koreografit të baletit, Sokol Kurti, i cili punon aktualisht në Itali. Në këtë aktivitet nxënësit do të interpretojnë me një orkestër live, duke prezantuar vlerat më të mira që kanë marrë gjatë studimeve në këtë shkollë. Shkolla Kombëtare e Koreografisë, ose Shkolla Shqiptare e Baletit, u krijua në vitin 1957 nga një grup artistësh të talentuar, si Agron Aliaj, Zoica Hoxha, Melushe Bebesiqi, Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu dhe Petrit Vorpsi. Në 50 vite pune në përgatitjen e edukimin teknik të nxënësit, janë skalitur gjenerata të tëra ku në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë baleti klasik. Por kërkesat aktuale, sot nxjerrin në plan të parë edhe alternativën e baletit neoklasik, për të cilin herë pas here në këtë shkollë zhvillohen trajnime të ndryshme me ish-nxënësit e shkollës, që sot debutojnë në skenat më prestigjioze të botës.
Sabine Damaschke
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008