E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika “rebele”, në Pub-et e zhurmshme të Tiranës

Autori i Lajmit: red.
Pas viteve 90 në tregjet muzikore europiane e amerikane doli në pah muzika rave , e cila u përhap menjëherë dhe zuri një vend mjaft të rëndësishëm në shijet muzikore të një numri të madh të rinjsh, të cilët shoqëria bashkëkohore nisi t i "pagëzojë" me emrin "rebelë". Sipas sondazheve te kryera në këtë periudhë, u vu re se muzika “rave” nisi të shpërndajë notat e saj zhurmuese edhe në Shqipëri, megjithëse numri i të rinjve të cilët filluan ta dëgjonin atë do të ishte disi i ulët në krahasim me atë të kontinenteve të tjera të botës. Kjo lloj muzike në vendin tonë dëgjohet kryesisht në kryeqytet, nëpër ambjente të tilla siç janë diskot apo pub-et e ndryshme. Jo rrallë herë koncepti i muzikës “rave” është keqpërdorur ose ngatërruar aq shumë sa në raste të ndryshme ka arritur ta nxjerrë atë krejt nga kuptimi i mirëfilltë i tij. Të apasionuarit e kësaj muzike do ta përkufizonin atë në disa mënyra si për shembull; “rave” do të thotë të flasësh iracionialisht ose si në një gjendje paranoje; të kundërshtosh egërsisht, të diskutosh me një entuziazëm ekstrem dhe të lëvizësh ose të përparosh me dhune. Thënë ndryshe, “rave” është kthyer në një stil jete që mbart brenda një filozofi krejt individuale. Në jetën e përditshme “rave” i referohet një feste që në përgjithësi zgjat gjithë natën, e hapur për publikun e përgjithshëm, ku luhet dhe vendos muzika me tone të lartë. Në “rave” DJ konsiderohen si Shamane, ndryshuesit e energjisë që “rave” dhuron. Ata kontrollojnë udhëtimet fizike të kërcyesve sipas zgjedhjes së tyre dhe aftësive të tyre për ta manipuluar atë muzike, ndonjëherë duke rradhitur vetëm një bashkësi tingujsh dhe shembujsh. Një pjesë e gjerë e konceptit “rave” bazohet në mbimbushjen sensoriale, me anë të rrymës së muzikës dhe shumë shpesh, e ndërthurur me stimujt vizive për të afruar personat në një gjendje të alternuar fizike, ose ekzistencë psikologjike.
Përkufizimi aktual i “rave” nuk është i ri, por i vjetër aq sa vetë koha. Thellësisht rave krahasohet me ceremonitë shpirtërore të Indianeve të Amerikës dhe me konceptin e Shamanit në shoqërinë siberiane, ku tingujt janë çelësi i vetëm për të shtyrë vetveten në një gjendje të vetme fizike dhe psikologjike, në gjendje në të cilën provohen vale ndjenjash, pa zhgënjime, por vetëm me pamje. Muzika, në përgjithësi, gjithnjë ka arritur t i ofrojë personave mundësinë për të kërcyer nga toka, por ajo që veçon rave është koncepti i "bashkimit te eksperiencave".
Ndryshe, shumë shpesh lind ndjenja e unitetit, personat i hapen miqësisht njëri-tjetrit. Humbet qëndrimi i ftohtë me të cilin ndeshemi në klube, në jeten e përditshme. Personat gjykohen dhe gëzohen për vecorite që kanë dhe jo për atë që nuk janë.

Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›