Akullorja, jo vetëm rifreskuese, por edhe ushqim i mirë
Autori i Lajmit: red.
Akulloret me krem janë më shumë kalorike, sepse janë të pasuruara me më shumë yndyrna në krahasim me ato të frutave. 100 gr akullore me krem na furnizon me 220 kalori, ndërsa 100 gr akullore me fruta rreth 100 kalori
Akoma sot nga të gjithë konsiderohet akullorja vetëm si një freskuese; në të vërtetë ka një vlerë ushqimore jo pak të vogël, që luhatet sipas përbërësve. Akulloret mund të klasifikohen në dy kategori të ndryshme: “Me pak qumësht”(ose të derivuar) dhe me “bazë frutash” , të gjitha përmbajnë sheqer të thjeshtë, veçanërisht sakarozë dhe fruktozë. Ato me bazë qumështi mund të kryejnë një rol të rëndësishëm në dietën për mungesë proteinash, kalcium e fosfor, vitamina A dhe vitamina B2 (riboflavina).
Akulloret me bazë frutash mund të kenë një sasi të ndjeshme në vitamina C, në disa raste antioksidues dhe kripëra minerale. Një përmbajtje e tillë ndryshon në raport me llojin dhe sasinë e frutave të përdorura. Në të dyja rastet, gjendemi përballë një ushqimi që ngjall ndjenja të pafundësisë tek fëmijët, tek të rriturit ose edhe për të moshuarit që kanë probleme me dhëmbët. Nga pikëvështrimi ushqyes mund të rezultojë pak a shumë e komplikuar të masësh me saktësi vlerat kalorike të akullores, sepse varet nga sasia, përbërësit, nga shtimi apo jo i niseshtesë etj. Le të zbresim në mënyrë specifike, duke u munduar të hetojmë dhe me ndihmën e ekspertëve, vlerat dhe të veçantat e këtij ushqimi. Nga pikëvështrimi sipërfaqësor mund të konfirmohet se akulloret me krem janë më shumë kalorike, sepse janë të pasuruara me më shumë yndyrna në krahasim me ato të frutave. 100 gr akullore me krem na furnizon me 220 kalori, ndërsa 100 gr akullore me fruta rreth 100 kalori. Krahasuar me shumicën e ëmbëlsirave, akullorja artizanale prezanton në sasi të njëjtë, një sasi me kalori jo shumë të lartë. Sa për të bërë një krahasim, një lugë me çokollatë të shkrirë vlen rreth 450 kalori, një copë krostatë me marmelatë 340 kalori; një briosh nga 350 deri në 450 kalori, sipas përbërësve të saj. Kujdes! Vetëm në disa raste është e lehtë të çrregullosh llogaritjet e akullores; dekorimet (granilja e frutave te thata, sheqerna, etj), mbulesa me çokollatë të nxehtë, mund të ndihmojnë në rritjen e vlerës kalorike.
Por akullorja a mund të konsiderohet si një vakt i kompletuar?
“Sigurisht që jo” , përgjigjet Marisa Porrini, docente e Ushqiminit Njerëzor në Departamentin e Shkencave Teknologjike Ushqimore të Universitetit të Milanos, por në disa raste, padyshim mund të sillet si i tillë, sidomos kur je me vonesë dhe nuk do që të fryhesh”. Për të mbyllur më mirë “rrethin e vaktit”, do të ishte më e dobishme, -këshillon ekspertja- të përshtatësh një pjesë frutash të freskëta me 2-3 copa akulloreje dhe disa biskota”. Dhe akoma: Akullorja artizanale, a është një produkt i sigurt? Eshtë e përshtatshme për të gjithë? Padyshim. kërkimi nga ana e shoqërive të kësaj fushe tregon një evolucion të vazhdueshëm, si në fushën e sigurisë dhe në atë të llojshmërisë. Disa nga këto, të menduara pikërisht për persona që vuajnë nga shqetësime dhe intoleranca ushqimore (diabeti, celiakia, intoleranca ndaj laktozit, etj) megjithatë, thekson Porrini, nuk duhet të harrosh që këto argumente varen edhe nga akullorebërësit dhe nga serioziteti i tyre profesional. Një parametër i rëndësishëm zgjedhjeje mund të ishte- përshembull- ai i akulloreshitësave që tregojnë përbërësit në një listë. Zbulimi i fundit i përket atyre personave që ndjekin një dietë hipokalorike (me pak kalori). Edhe këta për të prishur monotoninë, mund të fusin në dietën e tyre të përditshme akulloren, mundësisht ajo me fruta. Kemi parë në fakt, që disa copa akulloreje furnizojnë me 100 kalori, e barabartë me 4 cracker.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008