E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufto celulitin duke hequr yndyrnat. Por, “mëkati” i picave, falet

Autori i Lajmit: red.
Celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Në rastet me celulit, themi që sasia e yndyrës është mbi limitin standard të normales, d.m.th, mbi 22 % të peshës trupore. Culiti ka volum, sepse në fazën e zhvillimit të tij kemi zmadhim të qelizës dhjamore dhe si pasojë, deformim të pjesëve të ndryshme të trupit. Ai është i dukshëm në pozicion vertikal dhe ka efekt pamor të ngjashëm me lëkurën e portokallit. Kjo zonë është e mbingarkuar me ujë dhe yndyrë dhe kështu deformon enët e gjakut e pengon qarkullimin normal të tij. Nëse nuk marrim masa, celuliti do të akumulohet në vazhdimësi. Për ta luftuar ose parandaluar atë, duhet një aktivitet fizik i pandërprerë. Në rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrave, të sheqerit dhe të brumërave. Duhet konsumuar një sasi e madhe uji deri në 3 kg në ditë, sepse oksigjeni që përmban uji e eliminon celulitin në një masë të konsiderueshme. Në trajtimet estetike është mjaft efikase baltoterapia me produkte organike si: alga deti, kërpudha të konservuara në parafinë. Ky trajtim ndihmon rrëzimin e celulitit dhe rezultatet janë të kënaqshme. Ky trajtim shoqërohet me tonifikimin e muskulaturës. Detyrimisht duhet t i nënshtrohesh aparateve me elektroda, siç janë: Top Slimmer, Ultratonic etj. Kjo është gjimnastikë pasive ose dobësim në mënyre dembele. Këto trajtime janë të kushtueshme, por të rehatshme. Ndryshe mund të ushtroheni në natyrë ose palestër, por gjithmonë mos harroni ujin që është element i rëndësishëm. Me vullnet çdo gjë arrihet. Pas këtyre trajtimeve do të keni një trup perfekt. Humbja në peshë të jep sadisfaksion dhe ndihesh më energjik dhe më i shëndetshëm.
Përdorimi i kremrave
Është lufta më komode. Komode, sepse nuk kërkon orë të harxhuara nëpër sallone estetike. Dhe relativisht më e lira. Së paku për faktin se nuk paguan dikë tjetër për të të bërë masazhin. Mund të gjenden në të gjitha dyqanet e mira të kozmetikës. Palestra mund të mos ndihmojë që të heqësh celulitin. Por as nuk ta shkakton kurrsesi. Për më tepër, duke ndihmuar në tonifikimin e muskujve. Nëse je duke bërë një tjetër trajtim, nëpër sallone apo në shtëpi, seancat e rregullta të fitnesit të ndihmojnë që rezultati të jetë më i arrirë.
Për të arritur tonifikimin e duhur, nevojiten sa më shumë ushtrime me vegla. Sidomos pista e vrapimit apo biçikleta.
Kujdes me ushqimin
Ushqimi vazhdon të mbetet i akuzuari kryesor kur vjen puna tek celuliti. Dhe këshillat që të mos konsumohen të skuqura, nuk janë fjalë boshe dietologësh, të cilët e gjejnë kënaqësinë e tyre duke na këshilluar që të konsumojmë vetëm ato ushqime që nuk na shijojnë deri në fund: perime, supëra dhe sallatra. Pra, të hash gjithë ditën ato që quhen ushqimet e shëndetshme dhe të ëndërrosh natën një picë gjigande... Të ndaluarat të shijojnë, por lajmi i mirë është se në rastin e celulitit, në ndryshim nga dietat e forta që shërbejnë për rënie drastike në peshë, nuk ndalohet gjithçka përfundimisht. Mund të bëhet edhe “mëkati” i ngrënies së picave. Por pa e tepruar. Dhe me një sekret të vogël që e ka emrin ujë. Sa më shumë ujë. Nga dy deri në pesë litra në ditë. Me shpresën se një gjë e vogël si uji të ndihmon t i afrohesh përsosmërisë.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›