Balerini Leon Cino: Te xhirosh nje film? teper impenjative
TIRANE- Sorin është një shqiptar, punëtor ndërtimi i cili bie në dashuri me vajzën që shpëton nën rrënojat e asaj që kishte mbetur pas termetit në Akulia të Italisë,( 5 prill 2009). Një dashuri e ndërthurur me paragjykimet e vazhdueshme.
Ky është një nga personazhet e komedisë italiane “Qyteti i padukshëm”, i cili ka për protagonist balerinin shqiptar Leon Cino.
Shqiptari, i bërë i njohur në Itali pasi fitoi një prej edicioneve të kaluara të emisionit "Amici", njëkohësisht pjesë e këtij programi, është përzgjedhur nga regjisori i ri Giuseppe Tandoi si protagonist i komedisë së tij.
“Qyteti i padukshëm” zhvillon ngjarjen në tendat e ngritura pas termetit , dhe ka për subjekt dy histori të komplikuara dashurie. Ajo mes Lukës, (e luajtuar nga Alan Cappelli Goetz), i apasionuar pas rokut dhe, e Lucias, (e luajtur nga Barbara Ronchi), e apasionuar pas muzikës së shenjtë. Dashuria e tyre lind në tendat e ngritura në qytet menjëherë pas tërmetit.
Dashuria e dytë është ajo mes Sorin, e luajtur nga Leon Cinio dhe Valeria e luajtur nga Roberta Scardola.
“Të xhirosh një film ishte shumë impenjative, por më ka bërë shumë përshtypje gadishmëria e madhe dhe gjeneroziteti i të gjithë atyre që kemi takuar.- ka thënë Leon Cino.
Filmi ka përfunduar dhe është realizuar me një buxhet prej 600 mijë eurosh dhe regjistrimet kanë zgjatur 5 javë.Komedia do të prezantohet në festivalin e Kinemasë Europiane që zhvillohet në Lece nga 13 deri më 18 prill.
(Suela Gera/Balkanweb)