E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: 1 vit në NATO e gjeti Shqipërinë në protesta

TIRANE-Kryetari i Socialistëve Edi Rama vlerësoi sot në një konferencë për shtyp se 1 vit i Shqipërisë në NATO ka qënë një vit plot padrejtësi të bëra nga qeveria karshi vullnetit të lirë të popullit për transparencë, duke sjelle keshtu shkeljen e parimeve te vendosura nga NATO. “Drejtësia dhe liria kanë qëën nën kërcënimin e vazhdueshëm. Ky është bilanci në këtë 1 vjetor të Shqipërisë në NATO. Ky përvjetor i parë i hyrjes në aleancën e parimeve dhe vlerave të demokracisë, na gjen në mungesë të garancive më elementare për qytetarët. Deformimi I vullnetit të popullit që I pati rrënjët tek zgjedhjet. Në një vit pati protesta në gjithë vendin”, tha Rama.

Sipas kreut të socialistëve, protestat po vijojnë edhe në këtë nisje të vitit të dytë të Shqipërisë si vend aleat I NATO. “Protastat do të jenë në gjithë vendin dhe do të kulmojnë në Tiranë në 30 Prill”.

Arsyet që Rama renditi për protestat janë pikërisht grabitja e votave dhe cdo hapësirë tjetër transparence. “Pasi u grabitën votat, po grabitet përditë hapësira e lirë ekonomike, shoqërore e politike në këtë vend. Sot i ndalohet shqipëtarëv e drejta themelore e trasnparencës, ndërkohë shqiptarëve u vijnë përditë fatura dhe vendimarrje jo transparente që burojnë nga padituria e një pushteti që rëndon përditë e më shumë tek qytetarët”, tha Rama.

I pyetur nga mediat se kush do tëb jenë planet e tjera pas protestave, rama tha se nuk do të ndalet “protesta, protesta dhe vetëm protesta, ky është plani A, B, C, protestat”, theksoi Rama.

Ndërsa lidhur me konfliktin më të fundit të Bashkisë së Tiranës me qeverinë për sheshin “Skënderbej”, Rama akuzoi Berishën se cdo ditë gjen nga një arsye për të ngatërruar edhe më shumë cështjet e vendit. “Cdo ditë kryeministrit i duhet një shesh për të bërë përshesh. E gjithë Shqipëria është futur në përsheshin e 28 Qershorit, nga burojnë të gjitha vërtetat e hidhura dhe lajmet e papëlqyeshme që shqiptarët marrin në aspektin e ekonomisë familjare”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›