Dell: Ka ardhur momenti që Veriun t'ia kthejmë Kosovës
MITROVICE-Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, ka vizituar dje Ranillugun dhe Novobërdën, ndërsa ka mbështetur përparimet në
procesin e decentralizimit dhe ka inkurajuar komunat e reja. Dell ka thënë se zgjedhjet në veri të Kosovës, në veriun e Mitrovicës, do të mbahen kur të krijohen kushtet për to. Ai ka shtuar se krijimi i këtyre kushteve do të marrë kohë, “por për ne me e rëndësishme është përparimi se sa koha e këtyre zgjedhjeve”. Dell ka nënvizuar se ka ardhur momenti kur në gjithë Kosovën duhet të funksionojë rendi dhe ligji, dhe që veriu t'i kthehet Kosovës. "Nuk mendojmë ta imponojnë dëshirën e Prishtinës, por t'u ofrojmë kushte si në Ranillug dhe në Novobërdë", ka thënë diplomat amerikan. Ai ka shtuar se atyre njerëzve në veri duhet t'iu ofrohen vende pune, funksionalizim i sistemit gjyqësor dhe të neutralizohen kriminelët. Veriu ka qëndruar disi larg Kosovës dhe kjo nuk duhet të ndodhë tutje. Për këtë janë duke punuar bashkërisht strukturat vendore e ndërkombëtare, ndërsa ka inkurajuar trasferimin e kompetencave në komunat e reja. Ai me këtë rast ka përmendur problemet me të cilat ballafaqohen komunat e reja. Vendet e punës dhe ndihma nga niveli qendror janë prioritete që i kanë përmendur kryetarët e Ranillugut dhe Novobërdës, ka thënë Dell.
Në takim me kryetarët e këtyre komunave të Ranillugut dhe Novobërdës, Gradimir Mikiq dhe Bajrush Ymeri, si dhe me përfaqësuesit e strukturave tjera komunale, Dell ka inkurajuar proceset pozitive dhe përparimin e bërë në procesin e decentralizimit në këto dy komuna të reja. Dell ka thënë se është impresionuar me progresin që është bërë në procesin e decentralizimit në këto komuna, ndërsa e ka vlerësuar shumë pozitive nënshkrimin e marrëveshjes së memorandumit të bashkëpunimit të mërkurën. Ai ka përmendur se dy komuna kanë vështirësi nga strukturat paralele, të cilat mundohen me minimizue funksionimin e tyre. Ranillugu ballafaqohet me ndikimin e strukturave paralele, të cilat nuk i ka Novobërda dhe këtu është ndërtuar një strukturë e mirë multietnike, ku bashkërisht po qeverisin serbët dhe shqiptarët. Dell ka shtuar se decentralizimi ka dhënë rezultate shumë të mira dhe nuk ka rëndësi kush po udhëheq në këto komuna, pakica apo shumica. Qeveria dhe strukturat ndërkombëtare vazhdojnë të jenë pranë këtyre komunave, duke u dhënë atyre mbështetjen e duhur.
Lidhur me ndryshimet në qeveri, Dell ka thënë se ndryshimet janë pozitive dhe pret bashkëpunim të mirë. "është vendosur një ekip i mirë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin", ka theksuar Dell. Ndërsa për ndonjë datë të përafërt të vendimit të GJND-së për Kosovën, ai ka thënë se askush nuk e di kur do të jetë vendimi i GJND-së, vetëm mund të spekulohet, por do ta presim atë vendim.
(d.b/BalkanWeb)