E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaboni njeh Kosoven. Shkon ne 82 numri i njohjeve

Republika e Gabonit ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke e ngritur në 82 numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës. Njohja është konfirmuar nga zyra e numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti”, thuhet në njoftimin zyrtarë të zyrës së Zëvendëskryeministrit të parë.

Kjo njohje sikurse edhe njohjet e fundit të pavarësisë janë rezultat i lobimit të ish- presidentit Pacolli në vendet e Afrikës Perendimore

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›