E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha prodhoi juristë kamarierë dhe skllevër të Ronaldos

rama-okTiranë- Në një konferencë të mbajtur sot në Durrës për prezantimin e programit Rilindje, kreu Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha se në këto 8 vite qeverisje jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet, por ka sjellë rrënimin ekonomik të shqiptarëve dhe vendit.

Duke u ndalur tek Konferenca për Bujqësinë që Partia Demokratike mbajti dje, zoti Rama tha se në vitin 2009 Berisha tha se fshati në mandatin e ardhshëm do të llamburiste nga drita një lloj si lagjet e qyteteve tona, teksa sot premton të njëjtën gjë.

Kanë kaluar katër vjet nga premtimi për llaburitje e ka prapë sot një premtim për llamburitje. Fshtati shqiptar vazhdon të humbasë kohë dhe potenciale, energjie shpresë në rrugën e rrënimit të mëtejshëmU tha se janë shpenzuar 7 miliardë e 500 milionë për fshatin. Ça janë këto? Janë 22 dollarë në ditë, për fermerët janë vetëm 1 litër naftë në muaj, pra në gjithë këto vite kjo është ndihma që i është dhënë fshatit,-tha Rama.

Sipas Ramës partia familjare e kryeministrit siç e cilësoi tani të vetmuar nuk ka program, ashtu sikundër tha ai nuk ka as aftësinë të kopjojë nga programi ynë.

Heqja e TVSH-së u ndryshua brenda disa javësh. Bën sikur dëgjon duke u shfaqur si një turist që zbulon Shqipërinë e që po ndjen vendin që në fakt e ka qeverisur për tetë vjet me radhë. E ku nuk kupton asgjë çfarë ndodh e rezultati është një konfuzion dhe propagandë që tanimë nuk rri dot më në këmbë se shifrat në mënyrë të vazhdueshme kundërshtojnë njëra-tjetrën, e vetë ai thotë se shifrat të tjera për të njëjtat gjëra e ministrat po ashtu,-tha Rama.

Rama u ndal edhe në gjendjen ekonomike të vendit, duke thënë se qeveria e rrënoi ekonominë e famijeve shqiptare duke e zhytur në borxhe dhe të rinjtë po i mashtron me diploma fiktive universiteti që si japin dot një punë.

Rama tha se kryeministri flet për vende pune të padukshme, çka sipas tij duhet të vihet para një komisioni mjeko-ligjor për të vërtetuar kapacitetin logjik të Berishës.

Sipas Ramës vetë INSTAT-i i infektuar nga politizmi e nxjerr Saliun në borxh në 211 mijë vende pune.

Fyen lopët, e jo më shqiptarët e ndershëm që jetojnë në fshat,-tha Rama, duke theksuar se do të heqin taksën e sheshtë sapo të vijnë në pushtet.

Për arsimin në vend e punësimin e të rinjve Rama tha: Sdo të jenë skllevër të Cristano Ronaldos e futi apo jo. Tre ditë në shkollë, dy ditë në punë zanati. Sot kompani të huaja janë të interesuara për punësimin e të rinjve. Qeveria blejn qetësi duke u thënë shkoni në universitet. Se i blejmë iluzionin për tu bërë juristë, e pastaj fillojë kamarier punë. Të gjithë kamarierët e Durrësit janë juristë dhe ekonomistë madje edhe me mastera. Fundi është dramatic, kur të shkojnë 35 vjeç do jenë me kokë nga qielli, se kanë një diplomë që su duhet dreqit e skanë asnjë zanat,-tha Rama nga Durrësi.

Rama u ndal edhe tek pasuritë kulturoe të vendit duke akuzuar qeverinë se po lejon betonizimin e Kalasë së Krujës e Durrësin po e shndërron në pikë hyrëse për mbejtjet.

Sot jemi të vetëdijshëm se Durërsi…më Krujën janë dy pika shumë të forta strategjike për të filluar rrugën e Rilindjes. Romakët ndërtuan në Durrës, amfiteatrin më të madh jashtë Romës, ndërsa qeveria e Saliut e bëri Durrësin, pikë hyrje për plehrat që vijën nga Evropa…Kushedi se çfarë legjendash më shumë do të kishin prodhuar të tjerër po të kishin Kështjellën e Skënderbeut… Barbari që do marrë fund më 23 Qershori“,-tha Rama. 

Rama premtoi se do t’a kthejë Durrësin në një qytet model, veçanërisht në përmisimin e cilësisë së jetës për qytetarët e tij dhe mbarë vendin duke premtuar se do të bëjnë për Durrësin atë që s’është bërë në 22 vjet.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›