E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balkan Bazaar ne kinemate italiane

Komedia Balkan Bazaar e regjisorit Edmond Budina pak kohe pasi ka lene kinemate e Tiranes shfaqet ne Itali vendi i dyte qe eshte perfshire prodhimin e filmit. Mediaplex Italia ka marre persiper shperndarjen e filmit duke filluar nga 8 korriku. shte i pari bashkeprodhim ndermjet Italise dhe Shqiperise nga kompanite filmike Erafilm dhe Mediaplex. Ne Itali filmi ka gjetur mbeshtetjen Ministero per i Beni e le Attivit Culturali - Direzione Generale Cinema.

shte filmi i dyte i Edmond Budines pas Letra Ere 2004 nje veper dramatike. Skenari eshte shkruar nga Budina i cili eshte protagonist ne rolin e priftit ortodoks qe perfshihet ne nje afere politike per zhvarrosjen e eshtrave te banoreve te nje fshati shqiptar per ti deklaruar si eshtra te ushtareve greke.

Publikut vendas i kujton ngjarjet e Kosines ndersa atij italian nje menyre jetese e fqinjeve ne Ballkan qe nga ana estetike nuk i sjell gje te re kinemase shqiptare. Interpretojne Catherine Wilkening Veronica Gentili Visar Vishka Erand Sojli Artan Islami Karafil Shena Valentina Xhezo Nikolla Llambro Laert Vasili. Me pjesemarrjen e vecante te aktorit Luca Lionello.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›