E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri motive politike brenda estetikes

Se pari duhet te them se une nuk shkova te pavijoni shqiptar. Une nuk kam asgje me artistet pjesemarres madje mendoj se disa prej tyre jane mjaft mire per te qene ne pavijon. Zgjedhja per te mos shkuar ishte me shume forma ime e shprehjes se mosaprovimit te asaj cka qeveria shqiptare beri me zgjedhjet e fundit gje qe une jo vetem nuk e mbeshtes por jam katerciperisht kunder.

Dhe kete e shpreha duke mos shkuar ne pavijonin shqiptar. Por e perseris nuk kam asgje me pavijonin apo me artistet.
Per sa i perket pavijoneve te tjera kombetare cmimin e pavijonit me te mire e fitoi pavijoni gjerman i cili shfaqte nje retrospektive te nje artisti teper te njohur gjerman Christoph Schlingensief i cili nderroi jete vitin e kaluar.

Lituania fitoi Permendje te Vecante per nje qasje interesante konceptuale. Kjo mbeshtetej ne faktin qe pavijoni i quajtur Behind the White Curtain nuk synonte thjesht prezantimin e punes se nje apo disa artisteve nga Lituania por kish perzgjedhur nje artist Darius Mikys 1969 i cili komentonte mbi politikat kulturore te shtetit lituanez per artet pamore duke sjelle ne pavijon dokumentacion te 173 puneve fituese te cmimeve qe shteti lituanez jep per artistet e vet cdo vit 1992-2010. Ne kete menyre ai heton vete strukturen e mimit qofte ne Lituani apo ne Venecia dhe te gjitha implikimet qe ajo mbart.

Natyrisht qe ceshtja e cmimeve eshte gjithmone subjektive dhe ne varesi te atyre qe jane anetare te jurise. Per mendimin tim kete vit pavijoni me i mire pa diskutim ishte pavijoni Polak i cili perfaqesohej me nje artiste hebreje Yael Bartana e cila ka bere nje seri filmash nje nder te cilet e kishim dhe ne ne Bienalen e Tiranes ne lidhje me marredhenien mes polakeve dhe hebrejve duke u nisur qe nga Lufta II Boterore dhe ato cka ndodhen atje me kampet e perqendrimit etj.

Nderkohe si pjese te punes ajo ka nisur dhe nje levizje ne Poloni qe quhet Levizja e Rilindjes Hebraike qe mbeshtetet dhe ka si figure qendrore nje intelektual shume te njohur te se majtes Slavomir Zierakowski i cili ishte i pranishem dhe ne Venecia per hapjen e pavijonit. Dhe per me teper guximi i Polonise per te prekur nje ceshtje kaq te ndjeshme per ta dhe madje per tu perfaqesuar ne Bienale nga nje artiste hebreje ishte per tu admiruar pa lene menjane cilesine estetike dhe artistike te pavijonit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›