Marilyn Monroe, publikohen 85 foto të reja të aktores

Dikur Marilyn Monroe këndonte këngёn “Gёzuar ditëlindjen zoti president”. Ylli i pёrjetshëm i kinemasё amerikane, në një qershor kishte ditlindjen dhe revista “Time”, ka gjetur njё mёnyrё tё veçantё, pёr ta perkujtuar. Nё faqen web të saj, janë publikuar 85 tё foto tё rralla tё Merlin Monrosё, foto tё cilat nuk janё publikuar mё parё dhe qё tregojnё atё pjesё tё jetёs sё saj tё panjohur mё parё .
Merlin Monro lindi në 1 qershor tё vitin 1926, nё Los Anxhelos. Ajo pati njё fёmijëri tragjike, dashuri jetёshkurtër dhe rreth 39 filma dhe shumё legjenda pёr jetёn e saj tё shkurtёr. Merlin Monro, shkoi nё mes tё ushtarёve pёr tё ngritur moralin e tyre nё Korenë e Jugut. Nё vitin 1962, natёn midis katёr dhe pesё gushtit, ndёrsa flinte, ajo vdiq nё moshёn 36 vjeçare. E gjithё bota u trondit nga kjo humbje. Edhe mbas kaq vitesh qё ka vdekur, padiskutim ajo mbetet njё nga femrat mё tё bukura nё botё, njё mit i bukurisё qe e vёrtetojnё edhe kёto foto. Ajo ishte njё yll i kinemasё dhe njё mbretёreshё e joshjes. Popullariteti i saj ёshtё tranformuar nё njё mit, nё njё ikonё. Edhe sot emri i Marilyn Monrosё ёshtё simbol i joshjes dhe bukurisё, burim frymёzimi pёr tё gjithё ata tё cilёt duan tё bёhen tё njohur.