Fier, artistë nga bota ekspozitë për resurset turistike të zonës
FIER - Rreth 30 artistë të artit viziv nga Turqia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Franca e Amerika, kanë nisur një tur vizitash në pikat turistike të qarkut Fier, me synim shkëmbimi i eksperiencave, njohjen me bukuritë dhe resurset turistike të Fierit, promovimin dhe pasqyrimin në art të këtyre vlerave.
Ky projekt artistik, i emërtuar "Apollo-Park-Apolloni", synon eksplorimin e vlerave dhe resurseve turistike të qytetit dhe qarkut të Fierit dhe financohet nga bashkia e Fierit.
"Është një projekt shumë i rëndësishëm për eksplorimin dhe promovimin e vlerave turistike dhe kulturore të qarkut të Fierit, i cili është nga më të pasurit në vënd për sa i përket trashëgimisë kulturore",- tha kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, ndërsa shtoi se "ky projekt nuk mund të realizohet nëse nuk ka brënda tij shpirtin tuaj, përkushtimin tuaj brënda këtij realizimi".
Drejtuesi i shoqatës "Antik", Sajmir Ahmeti që është pjesë e organizimit të këtij eventi artistik, ndër të tjera tha se "për rreth 1 javë artistë nga rajoni e më gjerë do të qëndrojnë së bashku, do të prodhojnë art së bashku duke rritur shkallën e njohjes dhe eksperiencës". "Nga ana jonë ka patur një lloj rekomandimi, që një pjesë e resurseve turistike të rajonit të pasqyroheshin në punët e tyre, kurse punët e tjera, të jenë në vullnetin dhe frymëzimin e tyre të lirë",- tha Ahmeti.
Të gjitha punimet do të ekspozohen në Galerinë e Arteve Figurative të qytetit të Fierit.
(e.m/ata/BalkanWeb)