"Maja" në Shangai, konkuron në Festivalin Ndërkombëtar të filmit
TIRANE- Filmi shqiptar “Maya” do të konkurojë për një Golden Goblet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai, që starton në 11 qershor.
Lajmi është bërë publik nga producentja e filmit, Vjollca Dedei e cila tha se të marrësh pjesë në një festival është gëzim, përballje e vlerësim, për më tepër që ky festival konsiderohet si Oscar i Azisë.
“Të hysh në një konkurim zyrtar për Golden Goblet në Shangai International Film Festival është një gjë e rrallë sepse është një festival i kategorisë A, që janë pak në botë”, tha Dedei.
“Maya” është nominuar në të teta kategoritë si: Filmi më i mirë, Çmimi i Jurisë, Skenari më i mirë, Regjisori më i mirë, Aktori kryesor më i mirë, Aktorja kryesore më e mirë, Drejtori i fotografisë më i mirë dhe Muzika më e mirë.
Prodhimi kinematogafik i Pluton Vasit konkuron në edicionin e 14-të të Festivalit të Shangait, që do të zhvillohet në datat 11-19 qershor, ndërkohë që vetë regjisori është shprehur se armë të fortë, filmi ka thjeshtësinë në komunikim.
“Maya” konkuron së bashku me 15 filma të tjerë që janë përzgjedhur nga 1520 filma në total nga 120 shtete.
Kryetari i Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai është Berry Levinson, regjisori që fitori çmimin Oscar me filmin “Rain man”, ndërkohë që “Maya” konkuron së bashku me filma të tjerë kandidatë për Oscar.
Filmi “Maya” është me skenar të Luljeta Lleshnakut, ndërsa në role kryesore interpetojnë: Genti Kame, Rovena Lule, Alert Çeloaliaj, Myzafer Ziflaj, Xhevahir Zeneli, Mariana Kondi, Arben Derhemi, Zyliha Miloti.
Maya, personazhi kryesor i filmit, është një grua e re, nënë e dy vajzave që bën një jetë rutinë në qytezën Gromas. Jeta e saj ndryshon rrjedhë kur në qytezë shkel Samiu, një djalë i ri i ardhur nga jashtë vendit për një amanet të të atit: ta varrosë në vendlindje. Samiut i pëlqen Gromasi dhe vendos të rrijë për një kohë të gjatë aty, por kjo nuk është e lehtë për të.
(s.g/atsh/balkanWeb)