E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Berisha te dorezoje imunitetin

Deputeti i PS-se Taulant Balla ne diskutimet e lira jashte rendit te dites duke folur per raportin sekret te SHKB-se per ngjarjet e 21 janarit kerkoi dorezimin e imunitetit nga Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai kerkoi qe nga hetimi nuk duhet te shmanget as ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha.

Ky raport-inspektimi konfirmon bindjen e te gjithe shqiptareve se vrasjet ishin te paramenduara dhe u kryen jo per te mbrojtur institucionin por per te ekzekutuar denime me vdekje ndaj opozites. Ky raport i vete struktures se Policise se Shtetit akuzon per urdher-dhenie te qellimshme per te qelluar mbi protestuesit e paarmatosur dy drejtuesit e operacionit shteteror vrasja e opozites me 21 janar Sali Ram Berishen dhe Lulzim Xhelat Bashen. Ky raport flet qarte per makina dhe helikoptere te mbushur me lende kimike te urdheruar njelloj sic urdheron perdite Asadi. Sali Berisha vazhdon te fshihet pas gishtit nga pergjegjesia e urdher-dhenies. Dua te perseris sot nje keshille per ty Sali Merr kurajen dorezo edhe ti imunitetin tend dhe eja me mua para prokurorise - tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›