Ministri PS te jape konsensusin per reformen e pensioneve
Ne Kuvend ka pasur debate edhe per projektligjin e sigurimeve shendetesore. Opozita eshte shprehur se nuk do ta votoje pasi sic tha deputeti Arben Ahmetaj ky sistem eshte nje grope e zeze qe duhet mbyllur. Sistemi eshte nje grope e zeze qe do te ndjeke te gjitha qeverite. Sillni nje ligj te ri. fare do te ndodhe me 1 mln te papune... 1 milion te papune pa mbeshtetje shendetesore ky sistem eshte drejt falimentimit ka nevoje urgjente te ribehet. Do ta votojme kunder tha Ahmetaj. Nga ana e tij ministri i Financave Ridvan Bode ftoi opoziten te nise se bashku me mazhorancen hartimin e nje reforme pensionale. Sa per dijeni skema e pensioneve eshte objekt i nje votimi me te gjere se e nje mazhorance te vetme kerkon 2/3 e votave... Ju ftoj te kryejme nje reforme pensionale nuk eshte e nje qeverie. Qe te implementohet do te pakten 30 vjet. Por ju jeni kunder skemes se modernizimit te skemes tha Bode. Deputeti i PS-se Erion Brace ka reaguar duke theksuar se opozita eshte e gatshme te kontribuoje per skemen e pensioneve. Ne te gjithe Shqiperine jane deklaruar 20 punonjes shtepie nderkohe qe vetem ketu ne Kuvend ka nje deputete qe ka dy filipinase te punesuara. Nje e ka per ti mbajtur femijen dhe ndersa tjetren e ka per ti bere masazh asaj deklaroi Brace.