E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, një i vdekur në aksident rrugor

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit në Durrës. Policia bën me dije se aksidenti është shënuar pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se viktima, Safet Karafili, mund të ketë qënë një kalimtar i rastit.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit të autobusave në lagjen nr 13.  Uniformat blu bëjnë me dije se personat të cilët e kanë aksidentuar 50-vjeçarin, menjëherë e kanë transportuar për në spital, por ai nuk i’a ka dalë dot të mbijetojë.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, ndërsa kanë nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›