Ish te perndjekurit incident me ministrin e Financave Ridvan Bode para Parlamentit
Ministri i Financave Ridvan Bode doli nga seanca maratone per te marre dicka ne makinen e tij pertej traut te oborrit te godines se salles se seancave kuvendore. Teksa i drejtohet makines se tij te parkuar pertej traut te Gardes ministri i Financave eshte perballuar me nje grup prej tre personash qe mbanin nga nje dosje ne dore. Me jep leket qe me premtove per burgimin tim me takojne 20 milione leke perse smi jepni sipas ligjit keshtu iu drejtua nje nga ish te perndjekurit ministrit te Financave Bode. Tre te ish te perndjekurit kane vijuar te ngrene zerin ndaj ministrit te Financave i cili ne ate moment eshte gjendur ne befasi. Na jepni leket qe na premtuat per 20 vitet e burgut kane reaguar ish te perndjekurit. Ndersa mes tre protestuesve kane vijuar thirrjet ndaj ministrit Bode i cili i gjendur ne befasi eshte detyruar te ktheje majat e kepuceve andej nga kishte vendosur thembrat. Ndersa i detyruar te kthehet mbrapsht Bode i eshte bashkuar nje grupi deputetesh jashte salle ne te cilen dalloheshin Malaj Kadilli Harasani dhe dy demokrate te tjere. fare ishin ata cfare kishin ata njerez iu drejtua nje nga deputetet ministrit te Financave. Ku e di une mbase ishin te dehur nuk i mora vesh iu kthye Bode ndersa ka qendruar 5 minuta me grupin e deputeteve duke pire cigare. I gjithe ky incident ndodhi ne momentin kur ne seance po shqyrtoheshin nismat per ndertimin e dy projekteve rrugore si Per ratifikimin e marreveshjes se huas ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH per financimin e projektit te bypass-ve te rruges se Fierit dhe Vlores si dhe ai Per ratifikimin e marreveshjes se huas ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Fondit per Zhvillim Abu Dhabi per financimin e projektit te rruges Tirane-Elbasan. Vete ministri ka qene teper aktiv ne mbrojtjen e ketyre projektligjeve si dhe te nismave te tjera te qeverise duke akuzuar opoziten per qendrimet e tyre. Por incidenti i ndodhur per me se 5 minuta alarmoi Garden perreth e cila perforcoi njerezit prane traut te Kuvendit. Ndersa tre ish te perndjekurit pasi kane reaguar te revoltuar kane ikur pa u ndaluar nga asnje prej gardisteve. Ish te perndjekurit prej vitesh po presin te marrin demshperblimin per vitet e burgimit te tyre. Nderkohe pak dite me pare nje perfaqesues nga shtresa e ish te perndjekurve kerkoi te veteflijohet duke u hedhur mbi 80 metra larg. Xhemal Zhuri 53 vjec tentoi disa dite me pare ti jepte fund jetes duke u hedhur nga nje vinc rreth 84 metra lartesi duke deklaruar si shkak mosmarrjen e fondit te kompensimit per vitet e burgut. Policia u alarmua nga ky veprim veteflijues e pas disa ore perpjekjesh e bind Zhurin te zbrese nga vinci i larte mbi te cilin kishte hipur. Ne media me pas ai deklaroi se shkaku ishte mospasja e lekeve dhe puna ndaj u detyrua te protestonte ne ate menyre. Ai u shpreh se ka plotesuar te gjithe dokumentacionin per te marre kompensimin financiar per 22 vitet e burgut nderkohe qe nuk ka marre asgje.